Vijon sërish zjarri sipër fshatit Koçaj të Bulqizës, në vendin e quajtur “Ura e livadhit të Karaj”.

Gjatë mëngjesit të sotëm u raportua se vatra e zjarrit e cila u shfaq dje pasdite u shua.

Por të favorizuara edhe nga era, flakët janë rishfaqur duke djegur sipërfaqe të mëdha toke.

Zjarri mori përmasa të mëdha, ku për pasojë ka dëmtuar dhjetëra hektar pyje dhe kullota, ndërsa mësohet se policia e Bulqizës ka proceduar një shtetas me iniciali R.L si i dyshuar për vënien e zjarrit.

Zjarrfikëset e kanë pasur të pamundur të afrohen pasi mungon rruga dhe terreni është shumë i vështirë. E vetmja zgjidhje për shuarjen e zjarrit është vetëm ndërhyrja nga ajri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA