“Nuk kemi patur si ai”, Ancelotti i “fiksuar” me afrimin e verës

18/09/2023 12:10

Reali i Carlo Ancelottit është mësuar me përmbysje rezultatesh. “Vesi” u përsërit edhe ndaj Real Sociedad, ndeshje të cilën “Los Blancos” e fituan 2-1.

Falë dy golave të Federico Valverdes dhe sulmuesit Joselu në pjesën e dytë të sfidës. Me Realin që vijon të kryesojë La Ligan me 15 pikë të plota.Sulmuesi 33-vjeçar, i cili humbi disa raste në fraksionin e parë të takimit, realizoi golin e fitores për Realin e Madridit.

Joselu shfrytëzoi një krosim të Fran Garcias nga e majta, dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë dhe tifozët e Carlo Ancelottin në festë. Trajneri italian, është një fans i madh i Joselut, karakteristikat e të cilit i cilëson të veçanta dhe shumë të domosdoshme për stilin e lojës së skuadrës së tij.

“ Më pëlqen shumë Joselu, ai është një garanci. Është shumë i rëndësishëm për Realin, është i vetmi sulmues që kemi me cilësi të tilla.

Na ka munguar një si Joselu në sezonet e kaluara”, theksoi Ancelotti pas suksesit ndaj skuadrës së baske në “Bernabeu”.

Me fitoren e fundit, 64-vjeçari emilian është kthyer në trajnerin e dytë me më shumë fitore (173) në pankinën e Realit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA