Një modele me sindromën Down që do të marrë pjesë në Javën e Modës në Londër thotë se dëshiron të “ndryshojë fytyrën e modës”.

Beth Mattheës, 23 vjeç, nga Swansea, është një nga të paktat modele që merr pjesë në një event ndërkombëtar të modës siç është  “London Fashion Week”.

Që nga viti 2022 ajo ka pozuar për Cosmopolitan dhe ishte e ftuar të ecte në tapetin e Festivalit të Filmit në Venecia, shkruan BBC.

Nëna e saj, Fiona tha se vetëbesimi në rritje i Bethit e ka ndihmuar atë të gjejë identitetin e saj.

Ajo shtoi se kjo gjë do të ndryshonte perspektivat mbi sindromën Doën dhe tregon “se dikush si Beth ka një jetë të mahnitshme”.Beth u frymëzua të bëhej modele pasi pa punën e Ellie Goldstein, e cila gjithashtu ka sindromën Doën dhe ka përfaqësuar kompaninë e modës Gucci.

Rreth 47,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë sindromën Doën, e cila shkaktohet nga një kromozom shtesë.

Beth tha se ishte “me të vërtetë e emocionuar” për të modeluar në javën e modës, duke shtuar se 18 muajt e saj të modelimit e kishin bërë atë të kishte më shumë vetëbesim.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA