Marash Kumbulla vijon fazën e rehabilitimin pas dëmtimit të ligamentit të kryqëzuar.
Mbrojtësi kuqezi ka publikuar një postim në rrjetet sociale për të bërë një bilanc të rikuperimit të tij dhe për të komentuar fitoren e Romës ndaj Empolit:
“I lumtur me fitoren e madhe të djeshme, vazhdoj përgatitjen me më shumë motivim! Forca Roma!”, ka shkruar Kumbulla në Instagram.
Mbrojtësi i është nënshtruar operacionit në maj dhe nuk do të jetë në gjendje të kthehet gjatë këtij viti. Synimi i Kumbullës është të zbresë në fushë në kohë për të fituar formën e duhur para finaleve të Euro 2024.
Shqipëria është shumë pranë kualifikimit në Europian, teksa ndeshja e radhës do të jetë me Çekinë, më 12 tetor, në “Air Albania”./ Super Sport
Top Channel