Me një imazh deri dje të ndryshëm, sot skuadra e Ilirisë përgatitet për sezonin e ri, me një fytyrë të re dhe një stadium që i ngjan më tepër një stadium të kategorisë Superiore.
Edicioni 2023/2024 do të fillojë nga fundjava e ardhshme për këtë skuadër, megjithatë fytyra e re e stadiumit ka bërë kurioz shumë njerëz të ftuar në këtë ceremoni ku prezantuan, veç ndryshimeve drastike të infrastrukturës edhe ekipi. Mes tyre Bajram Selmani një prej 4 vëllezërve, të katërt futbollistë ku Gentiani është portieri i Tiran[s, Adolf Slemani futbollist i Erzenit dhe Santiago Selmani në kampionatin rumun te CSM Ceahlul, një rast unik ky jo vetëm në vendin tonë por ndoshta në të gjithë Europën.
Organizimi me një program artistik më pas i dha mundësinë kureshtarëve të shohin ambientet e reja të impianit të Fushë Krujës, i cili nuk ka asnjë lidhje me atë të dikurshmin.
Skuadra e Ilirisë është një ndër ekipet e reja të futbollit në vendin tonë, e krijuar në vitet e para të demokracisë në Shqipëri, megjithatë në të gjithë kalvarin e viteve ky ekip ka mundur të provojë edhe Kategorinë Superiore në të shkuarën, megjtihatë objektivi i tyre i parë sikurse e përmendi edhe vetë trajneri I tyre do të jetë ringjitja në kategorinë e parë ku kanë qenë deri në vitin 2015-të.
Top Channel