Juventus triumfon ndaj Lazios, “bardhezinjtë” marrin përkohësisht kreun e Serie A

16/09/2023 17:14

Juventus bind dhe triumfon në “Allianz Stadium”, në përballjen ndaj Lazios, me këta të fundit që duket se nuk janë në një moment aspak të mirë.

“Bardhezinjtë” dominuan gjithë sfidën, ndërsa zhbllokuan takimin që në minutën e 10’ me Vlahovic.

Ndërsa në minutën e 26’ Chiesa dyfishoi avantazhin për ekipin e Juventus, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-0. Në fraksionin e dytë Lazio tentoi të reagonte dhe ia doli të ngushtonte diferencën me Luis Alberton në minutën e 64’. Megjithatë buzëqeshja në fytyrat e ekipit të Sarrit zgjati shumë pak, më saktë vetëm tre minuta, pasi në minutën e 67’, Vlahovic shënoi golin e tretë për ekipin e tij dhe vulosi këtë takim. Pas raundit të katërt të Serie A, Juventus ngjitet përkohësisht në krye me 10 pikë, një më shumë se Interi i vendit të dytë dhe Milani i vendit të tretë, por me dy ekipet e Milanos, që ende nuk e kanë zhvilluar takimin e kësaj jave.

Lazio nga ana tjetër renditet në vend të 15-të me vetëm tre pikë në katër ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA