Festivali Ndërkombëtar i Filmit/ Nis më datë 18 shtator, filmat lidhen me të drejtat e njeriut

16/09/2023 12:28

Festivali Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e njeriut tashmë në edicionin e 18-të çel siparin në datat 18 deri 23 shtator.

Filmat lidhen drejtpërdrejtë me temën e këtij edicioni”E Vërteta, Pandëshkueshmëria dhe të Drejtat e Njeriut”.

49 filma do të shfaqen në kinemanë e Marubit si edhe në institucione të tjera si Parlamenti i Shqipërisë, Autoriteti i Dosjeve, Akademia e Policisë, Shkolla e Magjistraturës, kinema “Maks Velo” dhe Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri. Marrëdhënia me të vërtetën dhe rëndësia e saj kanë ndikuar edhe në përzgjedhjen e filmave, njëri prej syresh kushtuar edhe vrasjes së gazetarëve.

Kosova, Ukraina, Izraeli, Italia, Rusia, Palestina, Hungaria, Gjermania, Uganda etj janë shtetet ku shtrihet harta e filmave të këtij edicioni, duke sjellë raste të ndëshkimit e mosndëshkimit. Hyrja do të jetë e lirë për publikun. Edhe njëherë Çashku thekson rëndësinë e nxitjes së reflektimit që ky festival të imponon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA