![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/arber-hoxha_sd-800x450.jpg)
07/02 20:06
Fiton Manchester City, bie Manchester United në “Old Trafford. Ndërkohë që Tottenhami siguroi një fitore drithëruese në minutat shtesë.
Kampionët në fuqi të Anglisë, triumfuan 1-3 përballë West Ham në Londër, duke i shkaktuar humbjen e parë skuadrës së David Moyes.
Vendasit mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Ward-Prowse, por skuadra e Pep Guardiolës përmbysi gjithçka në fraksionin e dytë me Doku, Bernardo Silva dhe Haaland.
Pesë fitore në po kaq ndeshje dhe vendi i parë në renditje për Manchester Cityn. Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe sfida United-Brighton. Djemtë e De Zerbit arritën një sukses të madh në “Teatrin e Ëndrrave”. /Supersport
Top Channel