Luftë e hapur te Man. United, Sancho përplaset me trajnerin Ten Hag

15/09/2023 17:53

“Unë nuk pranoj të thuhen gjëra krejtësisht të rreme, kam performuar shumë mirë në stërvitje këtë javë. Besoj se ka arsye të tjera për këtë situatë që nuk do t’i përmend, kam qenë një kok turku për një kohë të gjatë”-kështu iu përgjigj Jadon Sancho akuzave të bëra nga Erik ten Hag për mungesë angazhimi.

Nga këto ngjarje, Sancho është lënë jashtë ndeshjes kundër Brighton dhe praktikisht është jashtë skuadrës për arsye disiplinore.

Një situatë që të kujton, ndonëse në një masë tjetër, atë të përjetuar nga Cristiano Ronaldo një vit më parë. Trajneri holandez ka një personalitet të fortë dhe nuk lejon të vihet në dyshim autoriteti i tij, problemin e përballon kokë më kokë, pavarësisht lojtarit që ka përballë.

Gjë që solli edhe largimin e CR7 përfundimisht nga Manchester United dhe tashmë Sancho gjithashtu duket i destinuar të përfundojë në të njëjtën mënyrë.

Sipas raportimeve të medieve britanike, megjithatë, ekziston edhe mundësia që ish-lojtari i Borussia Dortmund të “falet” dhe të kthehet në grup në ditët në vijim.

Falë ndërmjetësimit të disa anëtarëve të klubit dhe skuadrës, kriza mes të dyve mund të kalojë, Ten Hag raportohet se është i gatshëm ta tolerojë këtë situatë nëse lojtari i kërkon “falje”, për t’i dhënë një shans të dytë./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA