Al Hilal nuk njeh blof, mposht thellë Al Riadhin, debuton Neymar

15/09/2023 22:13

Katër fitore radhazi, e pesta në gjashtë ndeshje gjithsej për Al Hilal në Saudi Pro League.

Skuadra ku aktivizohen emra të rëndësishëm Neymar (e nisi në stol) Mitrovic, Mlinkovic-Savic, Malcom, Koulibaly e portieri Bono iu imponua me rezultatin e thellë 6-1 Al Riyadhit, duke u rikthyer shumë shpejt në krye të klasifikimit.

Një ndeshje e mbyllur praktikisht që në pjesën e parë, me vendasit që realizuan dy herë, fillimisht me Mitrovicin, nga pika e bardhë e penalltisë, më pas me Al Shahranin, që shfrytëzoi një pasim të Milinovic Savic, për të shuar të qetë në dhomat e zhveshjes.

Në pjesë ne dytë e gjeti golin futbollisti që i realizoi Argjentinës në Botëror, Al Dawsari, i shërbyer nga Malcom për rezultatin 3-0.

Paka para se të shënohej goli i tretë, debutoi për Al Hilalin Neymar Junior (64’).

Por vendësit nuk e kishin thënë fjalën e fundit, pasi shënuan edhe tre gola të tjerë me autorë Malcom dhe Al Dawsari, ky i fundit e mbylli ndeshjen me tregolësh. Në shtesë, miqtë realizuan golin e nderit./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA