Reali i Madrid në shok! Katër futbollistë – një nga skuadra Castilla dhe tre nga skuadra e tretë, janë arrestuar për përhapjen e videove me natyrë seksuale.
El Confidencial raporton se hetimi nisi nga një akuzë e paraqitur në datën 6 shtator nga nëna e një vajze të mitur.
Gruaja është shprehur se një nga të arrestuarit ka regjistruar një video porno me të bijën. Dhe më pas e ka shpërndarë te të tjerët.
Emrat e të arrestuarve nuk zbulohen për momentin, teksa dyshohet se janë të përfshirë edhe nga futbollistë nga skuadra e parë e Realit.
Katër lojtarët e rinj, të cilëve u janë sekuestruar telefonat, janë arrestuar gjatë mëngjesit të sotëm. Pak para nisjes së seancës stërvitore.
Ndërkohë, “Los Blancos” kanë reaguar me një komunikatë zyrtare, aty ku lexohet: “Real Madrid njofton se ka mësuar se një lojtar i Castilla-s dhe tre të Real Madrid C, kanë bërë një deklaratë në polici në lidhje me një ankesë.
Për shpërndarjen e pretenduar të një videoje private në WhatsApp. Kur të njihemi me faktet e ngjarjes, do të marrim masat e duhura”./ Sport Sport
Top Channel