Shifër marramendëse! Kryevepra e Pikasos do të arrijë shifrën 120 mln dollarë në ankand

14/09/2023 22:46

Ankandi i nëntorit i një kryevepre të Pablo Picasso-s, “Femme a la montre” e piktorit të ndjerë spanjoll nga viti 1932, pritet të arrijë të paktën 120 milionë dollarë.

Piktura, e cila përshkruan zonjën e Picasso-s të veshur me një orë, do të shitet si pjesë e një ankandi dy-ditor të koleksionit prestigjioz të njujorkezes së ndjerë Emily Fisher Landau.

Fisher Landau, një anëtare e gjatë e bordit të Muzeut Whitney të Artit Amerikan në Nju Jork dhe një mbrojtëse dhe koleksioniste e njohur e artit, ndërroi jetë në mars në moshën 102-vjeçare.

Organizatorët kanë deklaruar se rreth 120 pjesë nga koleksioni i saj do të ishin në shitje dhe “vlerësohet se do të sjellin mbi 400 milionë dollarë” në total, me “Femme a la montre” që përbën një pjesë të konsiderueshme.

Julian Daëes, kreu i divizionit të Artit Impresionist, e quajti pikturën e Picasso “një kryevepër që qëndron mbi të gjitha.

Viti 1932 ishte aq i rëndësishëm në punën e Picasso-s, saqë një ekspozitë e tërë iu kushtua në vitin 2018 në muzeun Tate Modern të Londrës.

Marie-Therese Walter  ishte “muza e artë” e Picasso-s, e cila do të vazhdonte të shfaqej në “shumë nga portretet e tij më të arrira.

Pesëdhjetë vjet pas vdekjes së tij në 1973 në moshën 91-vjeçare, Picasso mbetet një nga artistët më me ndikim të botës moderne, shpesh i përshëndetur si një gjeni dinamik dhe krijues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA