Mësonjëtorja, filmi shqiptar ikonë, është rastauruar.

Kryevepra kinematografike e vitit 1979 pati një premierën mbrëmjen e së martës në ish Pallatin e Brigadave. Në rol Dafina, e interpretuar nga Roza Anagnosti, një grua e re e shkolluar kthehet në qytetin e saj, për të hapur shkollën e parë për vajzat. Ajo ndeshet me pengesat dhe intrigat e thurura nga kreu i Sanxhakut, të cilët ç’kishërojnë dhe tentojnë të helmojnë xhaxhanë e saj, Stefan Bardhin si dhe i vënë flakën shkollës.

Filmi me regji të Muharrem Fejzos, skenar nga Natasha Lako, muzikë të Limos Dizdari dhe që mbart kujtimin e artistëve Gulielm Radoja, Ilia Xhokaxhi e Ilia Tërpini, tregon rezistencën e padiskutueshme të gjuhës tonë kombëtare vit pas viti.

E pranishme në këtë premierë mbesa e regjisorit Muharrem Fejzo rrëfen disa nga kujtimet e saj.

Filmi u restaurua nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit , platforma e artit Harabel dhe një institucion banker. Ai është një realizim-homazh për Rilindjen Kombëtare dhe përpjekjet e rilindasve për përhapjen e gjuhës shqipe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA