25/12 20:47
Julian Draxler tani ka ndryshuar mendim, futbollist gjerman është gati të transferohet në Katar. Mesfushori 29-vjeçar gjerman, i cili fillimisht refuzoi ofertën e Al-Ahlit (Katar) për arsye familjare, me sa duket është bindur në orët e fundit dhe është gati të nisë një fazë të re në karrierën e tij.
Ish-lojtari i Schalke 04 dhe Wolfsburgut, raporton “Sky Sport DE”, i ka informuar të dy klubet: 20 milionët e vendosura në tryezë nga skuadra me qendër në Doha ishin vendimtare, gjë që i shtyu francezët të shpejtonin operacionin.
Draxler do të mbërrijë në skuadrën e tij të re mes së premtes dhe së shtunës për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për të nënshkruar një kontratë dyvjeçare.
Top Channel