Skena e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, e improvizuar në një kantier ndërtimi ku ritmi, fuqia e lëvizjes dhe tingullit u shndërruan në një të vetme, mikpriti natën e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Dansit Modern dhe Kontemporan.
Ky edicion i 18-të i festivalit ishte dhe një homazh për një nga bashkëthemeluesit e tij, Tristan Sherifi, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.
Mbrëmja e kaluar ngjiti në skenë shfaqjen e koreografit franko-tunizian Hamdi Dridi, e titulluar “Unë dëgjoj ju shihni”. Koreografi është frymëzuar nga lëvizjet dhe trupat e punëtorëve të. krahut në Tunizi. Edhe gjestet më të parëndësishme të kërcimtarëve-punëtorë shndërrohen në një vallëzim të pastër.
Festivali i dancit ka krijuar një traditë të përvitshme në Durrës dhe kthyer në një dritare të hapur për të shkëmbyer idetë dhe teknikat e reja në fushën e dancit botëror. Ai mbetet një projekt unik në vendin tonë, pasi përfshin një fushë të rëndësishme të artit skenik për të cilën nuk ka ende një aktivitet të ngjashëm.
Top Channel