
20/02 09:43
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, u ndëpre për më tepër se 30 minuta si pasojë e një banderole të turpshme nga tifozët rumunë në të cilën shkruhej se Kosova ishte Serbi.
Një incident i cili tashmë do të kalojë nën hetimin e institucioneve të UEFA-s që duhet të reagojnë me “dorë të hekurt” për një rast që përsëritet shpesh.
Së fundmi, në lidhje me këtë banderolë kanë reaguar edhe serbët, më saktë tifozët e Partizanit të Beogradit të cilët shfrytëzuan një ndeshje basketbolli për të falenderuar rumunët.
“Faleminderit vëllezërve rumunë”, shkruhej në banderolën e tifozëve të Partizanit të Beogradit për atë që ndodhi në sfidën mes Rumanisë dhe Kosovës./ Supersport
Top Channel