Ekspozita e fundit e Ardian Devollit, “Gjurmë” e hapur deri më 23 shtator

14/09/2023 21:49

”Gjurmë” është ekspozita e fundit e artistit Ardian Devolli në Galerinë Fab.

Krijimtarinë e tij ky artist e ka shtrirë në dy kohë. Shpesh herë i kthehet dhe i rikthehet veprave të tij, për të arritur gjendjen që do. Nëpërmjet teknikës dhe simbolikave të përdorura në tablo, njëra prej syresh koka e kalit.

Atmosfera e ngjyrave e rrethon pikturën e tij. I rritur me ngjyrën që në fëmijëri, si biri i artistit Hysne Devollit, artisti e ka thirrje të brendshme artin.

Edhe pse është piktor i dy kohëve kapërcimin artistik nuk e ka të madh. Ai është po i njëjti Devolli, vetëm se tani gjendja e lirë e studios mund të paraqitet njëlloj edhe në ekspozitë.

Artisti prej gjysmë shekulli jep kontributin e tij edhe në restaurim. Ndërsa vepra të autorit ndodhen edhe në fondin e përhershëm të Galerisë Kombëtare të Artit.

Ekspozita “Gjurmë” do të qëndrojë e hapur deri më 23 shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA