West Ham? Thjesht nuk arritëm marrëveshje, port e United janë të lumtur që unë qëndrova. Por, edhe unë jam i lumtur që do të kem shansin të luftoj për të fituar vendin tim, sa herë stërvitem apo luaj, unë jap gjithçka nga vetja”, përfundoi Maguire.
Harry Maguire ishte në merkato deri në minutat e fundit me mbrojtësin që ishte shumë pranë një transferimi te West Ham.
Megjithatë, në fund palët nuk e arritën marrëveshjen dhe 30-vjeçari është ende pjesë e Manchester United. Trajneri Erik ten Hag e ka aktivizuar pak në këto katër javët e para të Premier League, saktësisht vetëm 24 minuta në sfidën kundër Arsenal. Gjithsesi, me shpeshtimin e ndeshjeve, Maguire thekson se situata do të ndryshojë ndërsa shprehet se do të luftojë për vendin e tij në skuadër.
“Katër javët e para ishin të vështira sepse luanim një ndeshje në javë dhe trajneri nuk më ka zgjedhur si titullar. Por, tani kalendari bëhet edhe më i ngjeshur dhe jam i sigurt se do të luaj shumë ndeshje. Do të luftoj për vendin tim në skuadër, gjithçka varet nga unë. Dua të luaj futboll.

Top Channel