Atletika përjashton Luiza Gegën! Kampionia flet për Top Channel: Zgjedhjet në federatë po manipulohen, duan ta marrin fitoren në tavolinë
26/11 12:38
Yann Sommer prish rekordin nga stoli. Portieri helvet numëronte 84 ndeshje me Zvicrën dhe asnjëherë nuk ishte ndëshkuar me karton, që prej vitit 2012, kur edhe bëri debutimin zyrtar.
Megjithatë ky rekord pozitiv ‘Fair Play’, u prish pikërisht mbrëmjen e djeshme në sfidën mes Zvicrës dhe Andorrës, dhe për më tepër, me Sommer që ishte në pankinë.
Pas një faulli ndaj sulmuesit Ndoye, zviceranët protestuan ashpër dhe arbitri ndëshkoi përveç dy futbollistëve në fushë, edhe trajnerin helvet Murat Yakin dhe portierin e Interit, Yann Sommer.
Befasi interesante për këtë të fundit, që pas 84 ndeshjesh si titullar, mori karton në të parën sfidë që ndoqi nga pankina.
Top Channel