Pas pushimeve dy javore për shkak të ndeshjeve eliminatore të europianit të kombëtareve, rikthehet Superliga me javën e saj të tretë të këtij sezoni ku dy ndeshje do të luhen ditën e mërkurë, dy të tjera ditën e entje dhe një ndeshje të premten.
Ditën e enjte do të zbresin në fushë dy skuadrat kryeqytetase, Tirana e cila në stadiumin e saj “Selman Stërmasi” do të presë Skënderbeun, surprizën e këtyre dy javëve të para, me dy fitore në dy javë.
Barazimi në ndeshjen e fundit me Teutën ka ulur disi vrullin e paraqitjeve të mira dhe rezultateve që kishte Tirana gjatë verës me ndeshjet e Evropës por edhe në derbin me Dinamon në javën e parë, megjithatë Florent Hasani, sulmuesi bardheblu thekson se atmosfera brenda ekipit mbetet shumë e mirë.
Përveç Tiranës me Skënderbeun, një tjetër ndeshje e së enjtes është edhe ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit. Dy skuadra të tjera që në këtë fillim sezoni janë të projektuara për vendet e para të klasifikimit.
Ndërkohë që mbyll këtë javë të tretë të Superirores Laçi me Teutën, ndeshje e cila do të zhvillohet ditën e premte.
Top Channel