Në fjalën e tij për emisionin “Dardanët” në SuperSport 3, Mërgim Vojvoda foli shkurt e pastër rreth asaj që ndodhi në Bukuresht. Gjatë ndeshjes Rumani-Kosovë (2-0).
Që u shty për shumë minuta për shkak të sjelljeve, thirrjeve dhe baderolave të turpshme të tifozëve vendas.
“Nuk e pritnim këtë gjë. Ne jemi krenarë që jemi shqiptarë, nuk e fshehim nga askush. Ne e dimë kush jemi, kemi vuajtur shumë gjatë për të mbajtur emrin shqiptar.
Këto janë jashtë humanizmit, jo vetëm jashtë sportit. E përsëris: jemi krenarë që e mbajmë emrin shqiptar.
Spostimet në mesfushë? Jo, ishte vetëm një provë taktike nga trajneri. Pasi po luanim me 10 lojtarë. Jam gjithmonë i gatshëm të luaj aty ku ka nevojë trajneri për mua. “, theksoi 28-vjeçari i Torinos në Serie A. /Supersport
Top Channel