Inside Story/ Qytetari zbulon dokumentin e shlyerjes së overdraftit: Kompania e mikrokredisë, tani më kërkon miliona…

13/09/2023 22:05

“Inside Story” transmetoi sot disa histori që tregojnë se si qytetarët e pësojnë nga përmbaruesit gjyqësor.

Avdulla Feim Alinani 60 vjeç, është baba i dy fëmijëve. Në vitin 2007 ka marrë një overdraft nga një bankë e nivelit të dytë në Tepelenë në vlerën e 70 mijë lekëve. Në momentin që është larguar nga puna, overdrafti ka qenë i shlyer në shumën e 70 mijë lekëve.

“Gjatë gjithë kësaj kohe në dijeninë time ka qenë i shlyer overdrafti. Nuk kam pasur asnjëherë asnjë njoftim nga banka që ju jeni debitor në shumën kaq lekë. Në vitin 2022 nga përmbaruesi gjyqësor Fatos Alimadhi më është vendosur në Bankën një urdhër bllokimi i llogarisë bankare. Nuk jam njoftuar as nga banka dhe as nga përmbaruesi. Kam shkuar për të tërhequr kursimet e mia dhe shoh që llogaria bankare ishte e bllokuar. Kam shkuar te banka dhe më kanë thënë që ju keni një urdhër bllokimi nëpërmjet përmbaruesit Fatos Alimadhi”, u shpreh denoncuesi Avdulla Feim Alinani.

Pas shumë përpjekjesh Alimadhi ka takuar përmbaruesin dhe e ka pyetur se nga rrjedh ky detyrim.

“Nuk më kanë dhënë asnjë dokumentacion kam takuar përsëri përmbaruesin dhe më ka thënë që unë nuk kam dokumentacion. Bllokimi I llogarisë ka ndodhur për tre muaj nga përmbaruesi Fatos Alimadhi por pa më lënë as minimumin jetik banka. Të gjitha llogaritë bankare ishin të bllokuara dhe nuk më lanë as minimumin jetik që është me ligj”, u shpreh Avdulla Feim Alinani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA