Inside Story/ Pronat me vlerë miliarda lekë, i mbahen peng nga përmbaruesi, të moshuarit i bllokohet dhe pensioni

13/09/2023 21:48

Familja Qesaraku i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë me pyetjen e thjeshtë se cili nga vendimet qëndron.

Vendimi i 8 korrikut 2011 apo titulli ekzekutiv i 18 nëntorit 2011. Gjykata me një vendim të 6 marsit 2014 vendosi: Deklarimin e mungesës së ekzistencës së kushteve për shndërrimin në titull ekzekutiv të kontratës së 2009 për shkak se për këtë kontratë ka një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Pavarësisht këtyre vendimeve përmbaruesi vijon me vendosjen e sekuestrove. Këtë herë ka sekuestruar edhe pensionin e Agim Qesarakut duke i mohuar në këtë mënyrë të vetmin burim financiar që i siguronte minimumin jetik.

Plus këtyre bllokoi edhe pensionin e bashkëshortit kur ka bllokuar edhe shuma kaq të mëdha. Ne u atakuam në gjykatë dhe gjykata i jep të drejtë atij.

Një Anila Karanxha, por ne e kemi ankimuar në apel se ligji thotë që pensionet e pleqërisë nuk sekuestrohen.

Të gjitha veprimet e paligjshme të kreditorit dhe të përmbaruesit privat i kanë shkaktuar familjes një dëm ekonomik të konsiderueshëm. Pronat u vendosën në sekuestro në mënyrë të jashtëligjshme, u penguan të ekzekutojnë detyrimin, interesi ju shtua në 4 vite për faj të kreditorit.

“Përveç dëmit financiar që është i parikuperueshëm na ka krijuar stres, na ka shqetësuar, familjen, fëmijët të gjithë”- u shpreh denoncuesja, Afërdita Qesaraku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA