Një rubrikë tërësisht e re dedikuar muzikës popullore do t’i shtohet këtë sezon emisionit “E Diell”.

Muzika popullore, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore, do të vijë si risi përmes një rubrike që do të moderohet nga këngëtari Armaldo Kllogjeri.

Çdo të diel, në ekranin e Top Channel, do të vijë “Gurra”, që njësoj si dikur do të mbledhë artistë, këngëtarë, instrumentistë, nga çdo trevë e qark për të rrëfyer me zë, këngë, e valle, origjinën e secilës këngë tradicionale.

“Gurra” do t’i dedikohet zërave që trashëgojnë ende muzikën e pastër shqip. Në vëmendje do të jenë sazet, kabatë, koret e grave dhe burrave.

Sofra festive, shoqëruar me biseda, histori dhe rrëfime ekskluzive do të vendoset çdo javë në një qytet të ndryshëm.

Këngëtarë dhe instrumentistë do të dhurojnë për publikun e “E Diell” vetëm performanca ‘live”! “Gurra” do të jetë një arkivë e trashëgimisë sonë artistike, që meriton të vazhdohet edhe nga gjenerata e re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA