Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës ka vazhduar por Muriqi është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Kosovën me 10 lojtarë.

Kosova sonte luan me shansin e fundit për kualifikimin në Euro 2024. Dardanët sfidojnë Rumaninë e vendit të dytë në “Arena Nationala” të Bukureshtit. Barazimi 2-2 kundër Zvicrës kryesuese, ka shtuar entuziazmin dhe besimin në kampin e skuadrës së Primoz Gliha për të siguruar triumfin e parë në grupin I.

Loja u ndërpre nga arbitri francez Willy Delajod pasi një pankartë e palejueshme e ultrasve rumunë “Kosova është Serbi”, nuk hiqet nga stadiumi. , ndërsa edhe pas rifillimit të ndeshjes ka pasur mjaft tensione.

Kosova pati një tjetër mundësi të shkëlqyer me goditjen e Edon Zhegrovës në minutën e 41′, dhe shansin e artë të Vedat Muqisit, i cili nuk arriti të shfrytëzojë “dhuratën” e mbrojtësit rumun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA