Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa dy po hetohen në gjendje të lirë në Fier gjatë 24 orëve të fundit.

I. P., 52 vjeç, banues në fshatin Gradishtë të Divjakës është vënë nën hetim, pasi nga pakujdesia ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me vreshta, në pronësi të një shtetasi tjetër;

Edhe N. I., banues në fshatin Kurjan të Fierit u vu nën hetim nga policia, pasi nga pakujdesia ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër.

“Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Ndezën zjarre nga pakujdesia, në fshatrat Kurjan dhe Gradishtë, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas. Menjëherë pas marrjes së njoftimeve për zjarre në 2 fshatra të qarkut Fier, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtyre rasteve, si dhe për të përcaktuar autorësinë e tyre. Si rezultat i veprimeve hetimore, janë identifikuar 2 autorët e dyshuar dhe janë referuar materialet procedurale në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për ta, konkretisht për:-shtetasin I. P., 52 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Divjakë, pasi nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me vreshta, në pronësi të një shtetasi tjetër;-shtetasin N. I., banues në fshatin Kurjan, Fier, pasi nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër”, sipas policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë I. F., 32 vjeç, E. F., 18 vjeç dhe A. F., 38 vjeç, vëllezër, të tre banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin G. Q., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA