‘Mësonjëtorja’/ Restaurohet prodhimi artistik që i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën shqipe

12/09/2023 09:05

Kryeministri Edi Rama ka uruar një mengjes ndryshe me “Mësonjëtoren”, një prodhim i vitit 1979 që i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën tonë amtare.

Filmi me regji të Muharrem Fejzos, skenar nga Natasha Lako dhe muzikë nga Limos Dizdari, është restauruar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

Mirëmëngjes dhe me “Mësonjëtoren”, filmin që i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën tonë amtare, i cili ka rilindur falë restaurimit, ju uroj një ditë të bukur”- shkruan Rama.

Mësonjëtorja është një film-simbol i përpjekjes për dije dhe një homazh për të gjithë dëshmorët e gjuhës shqipe, që sakrifikuan gjithçka për të mbajtur ndezur flakët e diturisë përmes gjuhës amëtare. Restaurimi i filmit “Mësonjëtorja” përkoi me ditën e parë të shkollës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA