Lumi ‘Cano Cristales’, i njohur jo më kot si ‘ylberi i rrjedhshëm’ i Kolumbisë (fotot)

12/09/2023 19:17

Nëse vizitoni Caño Cristales gjatë sezonit të thatë ose të reshjeve në Kolumbi, atëherë edhe mund të mos kuptoni se nga vjen fama e tij.

Por nëse shkoni aty nga korriku deri në tetor, në muajt e ndërmjetëm të sezonit të thatë dhe atij të njomë, do të shihni një nga shfaqjet më të lavdishme të natyrës.

Lumi 90 km i gjatë gjendet në parkun kombëtar kolumbian Serranía de la Macarena dhe njihet gjithashtu si “Lumi i pesë ngjyrave.”

Kjo sepse shtrati i lumit merr ngjyra si blu, të verdhë, të zezë të kuqe e jeshile, sipas kushteve të bimesise ne shtrat.

Megjithse ngjyra të tilla mund të shihen prej majit, ato janë më të shkëlqyeshme nga qershori deri në nëntor.

Ngjyrat e famshëm prodhohen gjatë procesit të riprodhimit të bimëve ujore të lumit, të cilat janë të familjes Macarenia Clavigera, një specie e barit të lumit nga familja Podostemaceae.

Në sezonin e reshjeve ku uji rrjedh me shpejtësi dielli nuk i rreh dot barërat në shtratin e tij, ndërsa në sezonin e thatë nuk ka ujë të mjaftueshëm për të ushqyer bimët prandaj ngjyrat shihen vetëm në sezonin e ndërmjetëm.

Një numër prej 15,000 turistësh vizitojnë çdo vit Caño Cristales por numri pritet të rritet që prej nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje me guerrilasit e majtë FARC në vitin 2016.

Prej dekadash të gjithë qëndronin larg Caño Cristales pasi parku gjendej në rajonin e kontrolluar nga FARC.

Lumi ka zona të caktuara për banjë por vizitorët nuk lejohen të futen në ujë të lyer me krem kundër diellit apo kundër insekteve pse bimët janë të ndjeshme ndaj kimikateve të produkteve.

Bota e pasur bimore nuk tërheq vetëm turistë në lumë por dhe kafshë të ndryshme si breshka, iguana dhe shqiponja të shumta.

FOTO GALERI
2/10
Kjo sepse shtrati i lumit merr ngjyra si blu, të verdhë, të zezë të kuqe e jeshile, sipas kushteve të bimesesi ne shtrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA