Një anije turistike është bllokuar në Krorëz, pasi po lundronte në zonë të ndaluar.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, gjatë një jave, janë bllokuar 11 mjete të tjera lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri, nga Ksamili në Velipojë. Mjetet e bllokuara janë 6 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf, 1 anije turistike dhe 1 varkë.

Veç anijes turistike, në Sarandë është bllokuar një skaf, pasi u konstatua duke lundruar në zona të ndaluara për mjetet lundruese.

Për këtë shkelje, secili nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë.

Ndërsa në Ksamil, në Sarandë, në Krorëz, në Vlorë, në Shëngjin, në Velipojë dhe në Durrës janë bllokuar 6 mjete lundruese Jet Ski, 2 gomone dhe 1 varkë, për mungesë dokumentacioni në bord.

Për këtë shkelje, secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkua me masën 10 000 lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA