Presidenti Begaj dhe Evis Kushi kanë uruar vitin e ri shkollor për çdo nxënës
Presidenti Begaj uron veçanërisht fëmijët që hyjnë në klasën e parë dhe shprehet se përkushtimi i tyre do të ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes.
“Suksese në vitin e ri shkollor për çdo nxënës, mësues dhe prind në Shqipëri dhe veçanërisht për të gjithë ata nxënës që hyjnë në klasën e parë! Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes”, shprehet Begaj.
Ndërsa Kushi përmes një video ku shihen nxënës të ndryshëm duke kënduar himnin e flamurit, ajo shprehet se ky himn do këndohet nga të gjitha shkollat çdo ditë të hëne.
“Me himnin e flamurit, i kënduar sot nga të gjithë studentët në mbarë vendin, për vitin e ri shkollor dhe do të hënë të këndojë çdo ditë, ju uroj suksese dhe një vit të mbarë”, shkruan Kushi.
Top Channel