Kryeministri Edi Rama u ka uruar suksese nxënësve, mësuesve dhe prindërve në të gjithë vendin në nisjen e vitit të ri shkollor.
Ai u ka uruar sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve të prindërve të gjithë Shqipërisë.
“Sot, kur dyert e shkollave janë çelur dhe një rrugëtim i ri i dijes sapo ka nisur me himnin kombëtar, në dërgimin e një urimi të përzemërt për sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve të prindërve të gjithë Shqipërisë” , shkruan Rama.
Rreth 450 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në vend nisën sot vitin e ri shkollor. 70 mijë i përkasin kopshteve, rreth 100 mijë janë gjimnazistë dhe 280 mijë në arsimin 9-vjeçar. Për herë të parë u ulën në bankat e shkollave rreth 29 fëmijë që nisin klasën e parë.
Për herë të parë në këtë vit shkollor, në klasën e parë janë pranuar edhe ata që janë 5 vjeç por që brenda vitit do të mbushin 6.
Top Channel