Rreth 350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në vend nisin sot vitin e ri shkollor.

70 mijë i përkasin kopshteve, rreth 100 mijë janë gjimnazistë dhe 280 mijë në arsimin 9-vjeçar. Për herë të parë do të ulen në bankat e shkollave rreth 29 fëmijë që nisin klasën e parë, numër i përafërt me një vit më parë.

Rënia më e madhe vihet re në gjimnaze, ku në  klasat e 10-ta janë regjistruar 27 mijë nxënës, një mijë më pak në krahasim me një vit më parë.

Këto të dhëna nuk janë përfundimtare, pasi regjistrimet po përditësohen. Nuk dihet ende nëse do të përmbushet shifra e vjetshme, 450 mijë nxënës, por rënia është e ndjeshme në vend, pasi në vitin  1991 numri i tyre ishte 690 mijë, ndërsa sot kemi përgjysmim.

Pothuajse të gjitha zonat e vendit janë prekur nga boshatisja e klasave për shkak të emigrimit.

Në Korçë këtë vit janë mbyllur tri shkolla, 6 klasa të para janë mbyllur, një në Pogradec dhe pesë në Korçë, ndërsa ka 228 nxënës më pak.

Ndërsa Durrësi vijon fazën e rindërtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, 14 shkolla dhe kopshte janë ende të dëmtuara dhe mësimi vijon me turne.

Nga ana tjetër, 15-17% më pak nxënës janë në të gjitha shkollat e Gjirokastrës. 4-5 shkolla janë mbyllur në Përmet dhe Gjirokastër. Më të prekura nga boshatisja janë shkollat e zonave minoritare.

Për herë të parë në këtë vit shkollor, në klasën e parë janë pranuar edhe ata që janë 5 vjeç por që brenda vitit do të mbushin 6.

Krahas fëmijëve,  në sistemin arsimor janë edhe 31 mijë mësues, ndërsa procesi mësimor do të jetë në 1700 shkolla të shpërndara në të gjithë vendin.

Në bazë të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, ky vit do të mbarojë më 14 qershor, ndërsa pushimet për rreth dy javë do të jenë në muajin dhjetor, ndërsa 7 ditë të tjera janë në javën e parë të prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA