Sonte në Exclusive në orën 20:15 do të ndiqni “Pushtimi” i dytë italian!

Ky sezon turistik ka qenë përtej çdo pritshmërie dhe që shënjoi kthesën në historinë italo-shqiptare.

 “Më në fund u ul paragjykimi që italianët kanë pasur. Ka ardhur momenti për Shqipërinë për t’u zhvilluar nga ana turistike”, është shprehur një italiane.

 “Ti po të shikoje si vjet Vlorën dhe Sarandën atje flitej vetëm italisht”, është shprehur Flora Xhemani, konsulentë turistike.

 “Përgjithësisht italianët e kanë natyrë që nuk shpenzojnë shumë para dhe e kanë gjetur këtë mundësi në Shqipëri”, është shprehur Rrahman Kasa , Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

 “Shumë influencues tregonin në rrjete sociale se me 5 euro haje kaq shumë gjëra. Tregonin plazhet e bukura, me 5 euro epo ha mirë dhe atëherë thua po mirë, po shkoj në Shqipëri pra”, u shpreh një turist italian.

“Ose do shkosh në Itali në plazh do rrish tre-katër ditë, ose do vish këtu dhe pusho 15 ditë”, ka thënë një turist tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA