“Nuk mund të akuzohesh për vjedhje vetëm se ke qenë ministër”, avokati i Ilir Beqjes publikon deklaratën e ish-ministrit: Pas 6 vitesh hetime, ndaj meje s’ka akuzë Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër në kërkim për kultivim kanabis në Himarë.
Në kuadër të operacionit “Lukova”, është siguruar një video ku shiheshin këta persona duke u kujdesur për bimët e kanabisit në një zonë të plazhit të Lukovës.
Dy persona të tjerë, po procedohen penalisht për moskallëzim të këtij krimi.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua shtetasi V. K., 30 vjeç, banues në Lukovë dhe K. A., 26 vjeç, banues në Maliq. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për këtë veprimtari kriminale, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në Lukovë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e fshatit Lukovë, në pjesën e ullishtes dhe të zonës së pyllëzuar që gjendet mbi plazh, në një parcelë, kishin kultivuar 31 bimë kanabis të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasit F. V., 29 vjeç, banues në fshatin Piqeras, Himarë, dhe Sh. H., 37 vjeç, banues në Gjirokastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel