Copëza raketash në territorin e Rumanisë, sekretari thërret në takim përfaqësuesin rus

10/09/2023 13:07

Rumania ka konstatuar në territorin e saj pjesë droni të ngjashëm me atë që përdoret nga ushtria ruse, për këtë arsye ka kërkuar një takim më përfaqësuesin e Moskës në Bukuresht.

Ushtarët, e vendit anëtare të NATO-s, gjetën të shtunën copëzat e dronit, pranë kufirit me Ukrainën. Sekretari i Shtetit Lulian Fota i irrituar u takua me diplomatin rus një ditë më parë për të diskutuar rreth shkeljes së hapësirës rumune.

Sipas raportimeve ai i kërkoi me vendosmëri palës ruse që t’i ndalë veprimet kundër popullit dhe infrastrukturës ukrainase, përfshirë ndaljen e veprimeve që do ta kërcënonin sigurinë e qytetarëve rumunë në rajon.

Së fundmi, presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, tha se sulmet e reja në shtetin fqinj, ndodhën shumë pranë kufirit rumun.

Njëkohësisht presidenti rumun dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvilluan një bisedë telefonike për këtë problem shqetësues.

Stoltenberg deklaroi se nuk ka sinjale të qëllimshme për të sulmuar NATO-n, por këto veprime janë me qëllim destabilizimin e vendit.

Rumania ka rritur masat për ta forcuar vëzhgimin e sigurisë së hapësirës ajrore, pas sulmeve të vazhdueshme ruse përgjatë kufirit në portet dhe infrastrukturën e Danubit.

Top Channel