Komedia e Shekspirit “Nata e 12”, e cila u ngjit në skenë nga trupa e teatrit të Korçës me regjinë e Dimitri Millonas është vlerësuar si shfaqja më e mirë e Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë.
Shfaqja “Borgjezi Fisnik” nga teatri Aleksandër Moisiu i Durrësit ka mbyllur festivalin në këtë edicion të 10 të tij, i cili bëri bashkë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Përveç çmimit të madh të Kokofest të cilin e fitoi Korça, juria ka vlerësuar me çmimin e karrierës artistin Viktor Zhusti.
Olta Daku e vlerësuar me çmimin si aktorja më e mirë dhe Gentian Zenelaj i cili mori çmimin e publikut treguan emocionet që publiku artdashës korçar ju ka përcjellë.
Për 8 mbrëmje radhazi KokoFest ngjiti në skenë trupat teatrore të Korçës, Tiranës, Gjakovës, Shkupit, Prizrenit, dhe Durrësit.
Top Channel