Pas incidentit me Flydubai, Netanyahu urdhëron kontroll të masave të sigurisë në fluturimet ndërkombëtare drejt Izraelit
Presidenti amerikan Joe Biden çeli konferencën për shtyp në Hanoi, Vietnam, të dielën duke kryer homazhe për viktimat e tërmetit në Marok që iu mori jetën më shumë se 2000 personave.
“Dua të shpreh pikëllimin tim për humbjen e jetëve dhe shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti në Marok. Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit në Marok”– tha Biden.
Presidenti tha se administrata e tij – përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, i cili ishte në dhomën ku Biden po fliste – po punon me zyrtarët marokenë për të “siguruar që qytetarët amerikanë në Marok të jenë të sigurt”.
Shtetet e Bashkuara janë “të gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme për Marokun”, shtoi Biden.
Biden është në Vietnam për një vizitë diplomatike pas pjesëmarrjes së tij në Samitin e G20-ës.
Top Channel