Menjëherë pasi është kthyer nga vizita në Kazakistan presidenti Bajram Begaj, ka pranuar ndryshimin e kabinetit qeveritar propozuar nga kryeministri Edi Rama në asamblenë socialiste.

Zyra e shtypit në presidencë thotë se kreu shtetit dekretoi paraditen e kësaj të shtune shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra dhe njëkohësisht emërimin në detyrë  të ministrave të rinj.

Këto janë dekretet e presidentit Bajram Begaj për lirimin nga detyra të shtatë ministrave.

Ndërkohë grupi i dytë i dekreteve lidhet me emërimet e ministrave të rinj të cilët janë.

Ministër i Financave – Ervin Mete, Ministër për punët e Jashtme -Igli Hasani, Ministër i Arsimit- Ogerta Manastirliu, Ministre e Bujqësisë -Anila Denaj, Minsitër i Shëndetësisë- Albana Korçiu, Ministre Shteti për Sipërmarrjen- Delina Ibrahima dhe  Ministër  Shteti për Pushtetin Arbian Mazniku.

Dekreti nga presidenti i ministrave të rinj i hap rrugë votimit në parlament.

Pasditen e të hënës është planifikuar një seancë e posaçme për këtë qëllim.

Më pas ministrat e rinj do ti drejtohen presidencës për tu betuar.

E marta do ti gjej ata në krye të ministrive të cilat i janë besuar ti drejtojnë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA