Lindja e Shën Marisë/ Dhjetëra besimtarë festojnë në Manastirin e Ardenices në Lushnjë

09/09/2023 11:53

Besimtarë te shumte ortodoksë të zonës së Myzeqesë por edhe nga i gjithë vendi ku nuk mungonin edhe turistë te huaj kanë festuar lindjen e Shën Marisë në Manastirin e Ardenices në Lushnjë.

8 shtatori përkon në kalendarin e të krishterëve ortodoksë me lindjen e Marisë e cila do të sillte më vonë në jetë Jezu Krishtin Shpëtimtarin e njerëzimit.

Besimtaret pasi kanë ndjekur meshën tradicionale të drejtuarit nga mitropoliti i Amantias, janë kthyer në kishe për kryerjen e riteve tradicionale të festës.

At Dhimitër Rredhi prifti i kishës së Shen Marisë në Ardenicë thekson se 8 shtatori është feste tradicionale për të gjithë besimtarët .

Për vizitoret vendas dhe të huaj kjo ditë është e shenjtë dhe nuk harrojnë të vijnë ta përkujtojnë çdo vit pranë këtij manastiri ku ndodhet dhe kisha, e cila mban dhe emrin e Shën Marisë. Ata shprehen se kjo festë është përkujtuar vite me radhë dhe vazhdon të përkujtohet.

Në përkujtim të kësaj feste bashkia e Lushnjës ka vendosur që datën 8 shtator ta shpallë festë lokale ku ka zhvilluar një sërë akitivitetesh si koncerte festive dhe panair me prodhimet e zonës së Ardenicës.

Sipas kryetares së bashkisë Eriselda Sefa kjo festë do të kthehet në një traditë që do të vazhdojë vit pas viti.

Për bizneset e zonës këto aktivitet janë shumë të dobishme pasi kanë mundësi që kushdo që vjen të njihet me resurset dhe ato çfarë ofron kjo zonë.

Top Channel