Kërkuan emërimin si gjyqtarë në Apel, KLGJ rrëzon ish anëtarët e vettingut Disa persona janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm në Fushë Krujë.
Mësohet në sherr janë përfshirë dy pronarë të bizneseve që ndodhen përballën njëra-tjetrës në zonë. Njëri prej tyre ka dhunuar shtetasin tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në 26 gusht. Për rastin ka reaguar dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla:
“Vajta menjëherë sapo mora mesazhin dhe u takova me familjen e Valbonës në Fushë-Krujë, të cilëve Policia e Shtetit duhet t’i garantojë mbështetje dhe se do të bëjmë gjithçka që në territorin e kësaj republike të mos më ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve. Në çdo komunitet të Shqipërisë duhet të ketë rend ligjor dhe siguri për të gjithë, nën kujdesin dhe me garancinë e Policisë së Shtetit”, tha ministri.
Top Channel