Arrestohet zjarrvënësi në Rrogozhinë, dogji të mbjellat pasi i vuri flakën mbeturinave
09/09/2023 21:04
Një person është arrestuar në Rrogozhinë, pasi dyshohet se një zjarr i ndezur prej tij ka djegur disa sipërfaqe toke të mbjella.
Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Ballaj Vendas.
Dyshohet se shtetasi me iniciale F. B. kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, për djegien e disa mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur tokat në pronësi të një shtetasi tjetër.
Zjarri ka rrezikuar sipërfaqe të tjera toke dhe banesat, por është neutralizuar në kohë. Ndërkohë, autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë.
Top Channel