Piktori ish-luftëtar i UÇK-së, Valmir Aziri hap ekspozitën në Tiranë

08/09/2023 15:28

“Yjet” e autorit Valmir Aziri, sekretarit shtetëror në ministrinë e kulturës së Maqedonisë, zbresin në stacionin e radhës, këtë herë në Tiranë.

Kështu titullohet ekspozita e tij si variacion i konceptit bazë Ad Astra (Tek Yjet). Pikturat e tij vijnë në formë buqetash, lajmëtarësh, aurorash.

Krijimet e fundit të autori janë kryesisht kompozime. Duket se është gjithmonë në kërkim të formave të reja të shprehjes së tij…

Kontrastet e forta të ngjyrës përçojnë tek publiku gjithë ngarkesën vizuale të dramës qiellore. Ҫdo pikturë është një strukturë simbolike, në përballjen me publikun dhe kuptimit që ai i jep çdo tabloje. Në të vërtetë, thuajse të gjitha pikturat e tij tentojnë të përballen me publikun.

Valmir Aziri është një ndër figurat që ka ndikuar dhe udhëhequr shumë institucione të rëndësishme kulturore në  Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ka marrë pjesë edhe në shumë ekspozita grupore dhe koloni artistike. Ai ka qenë edhe ish luftëtar i UÇK-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA