PD zyrtare nuk merr pjesë në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës! Dega lokale: Shkak pasojat e frymës së konfliktit mes demokratëve

08/09/2023 19:17

Partia Demokratike nuk do të nxjerrë kandidat në zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit që do të mbahen në Kukës.

Në garë për kreun e bashkisë është vetëm kandidati i Berishës Emri Vata i cili do të dalë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj nga Partia Socialiste.

Përmes një postimi në rrjete sociale, dega e PD në Kukës ka njoftuar se vendimi u mor pas diskutimeve dhe konsultimeve me strukturat drejtuese të partisë.

PD zyrtare ka gjykuar se është koha që të fokusohen te ringritja e partisë dhe se shkak për mospjesmarrejn në zgjedhje thuhet se ishte koha e pamjaftueshme dhe pasojat e frymës së konfliktit të ndezur mes demokratëve

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE DEGA KUKËS

Partia Demokratike Dega Kukës, duke ndjekur me përgjegjësi të lartë politike dhe morale situatën e krijuar në Kukës, pas diskutimeve dhe konsultimeve me anëtarët dhe strukturat drejtuese të Partisë Demokratike Dega Kukës; duke vlerësuar se interesi i demokratëve dhe i të gjithë qytetarëve të Kukësit që duan ndryshim është rrëzimi i qeverisë, në kushtet e kohës së shkurtër dhe të pamjaftueshme për të riorganizuar degën e partisë pas pasojave tepër negative të frymës së konfliktit të ndezur padrejtësisht mes demokratëve, gjykojmë se tani është koha që së pari të fokusohemi te ringritja e degës së Partisë Demokratike, krijimi i alternativës që presin qytetarët e Kukësit dhe në betejën për rrëzimin e kësaj qeverive, që po i varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët.

Për këtë arsye, ne nuk do të propozojmë kandidat për zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit.
Partia Demokratike Dega Kukës qëndron fuqimisht në mbrojtje të interesave të kuksianëve, në mbështetje të tyre. Kuksianët meritojnë një alternativë që do t’u shërbejë atyre dhe jo gara të paracaktuara nga oligarkët në kurriz të demokratëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA