Ndoti mjedisin në kulmin e sezonit turistik, Rama publikon pamjet e incidentit të shëmtuar në Golem: Soj i papërgjegjshëm

08/09/2023 18:45

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e një rasti të paprecedent kur një qytetar derdh mbeturinat në rrugë në kulmin e sezonit turistik në Golem.

I irrituar me rastin, Rama shkruan se as një million lekë gjobë nuk mjaftojnë për të zhbërë dëmin e kryer me aktin e shëmtuar të zotërisë.

Kreu i qeverisë ka përgëzuar Policinë e Shtetit për punën e kryer në ndalimin e shkelësve të ligjit që ndotin ambientin, dhe i inkurajon ata të mos ulin vigjilencën ndaj akteve dhe denoncimeve të krimit mjedisor.

“1 milionë lekë gjobë nuk mjaftojnë për zotërinë që në kulm të sezonit në Golem, i hedh mbetjet në rrugë, sepse sanksionet për këta ndotës të pacipë duhen rritur me se s’bën për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky soj kaq i papërgjegjshëm.

Përgëzim dhe inkurajim i fortë për Policinë e Shtetit që të mos e ulë vigjilencën ndaj akteve dhe denoncimeve të krimit mjedisor. #VetëmPërpara”– shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA