Klotilda Bushka kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjeve në një intervistë për Top Channel, liston një mori me prioritete të këtij komisioni këtë sesion të ri parlamentar të cilat janë.
“Plotësimi vakancave në institucionet e pavarura. Sëpari është avokati popullit që duhet plotësuar, komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi dhe një nga më të rëndësishmet procesi plotësimi vakancave në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë me avokatët që vinë nga radhët e shoqërisë civile”– tha Bushka.
Për projektligjin e de-komunistizimin zonja Bushka tregon hapat që duhet ndërmarrë.
“Janë disa nisma si nga kolegët e maxhorancës dhe opozitës tek sa bëhet fjalë për të njëjtin qëllim. Ne do të duhet të gjejmë një dakortësi për të patur një akt normativ për të patur një ligj apo për të rënë dakort në pasjen e të njëjtave rregulla pasi nuk ka kuptim në pasjen e disa ligjeve për të njëjtën çështje“- tha Bushka.
Brenda Shtatorit thotë kryetaria këtij komisioni edhe me konsultimet e ekspertëve ndërkombëtar, do të jetë gati drafti për përmirësimin e funksionalitetit të reformës në drejtësi.
“Synohen të përmirësohen ato çështje të cilat janë ngritur gjatë punës së vetë institucioneve që gjykojnë se vonojnë proceset të llojit të plotësimit të vakancave përshembull. Po ju jap një shembull. Magjistratët ata që mbarojnë shkollën e magjistraturës përpara se të emërohen në pozione pune do të duhet të kalojnë një veting të dytë pra jo atë që kanë bërë para se të bëheshin studentë të magjistraturës por do të duhet të bëjnë atë kur mbarojnë ciklin e studimeve të magjistraturës. Ky proces merr kohë. Do të duhet që ky proces të simplifikohet sepse koha që merr një veting i dytë vonon emërimet në sistem të magjistratëve të rinj“- u shpreh Bushka.
Në fokus të këtij komisioni tregon Klotilda Bushka, përmes dy dëgjesave do të jetë zbatimi detyrimeve ligjore për efektivitetin e mekanizmit për mbrojtjen nga dhuna në familjare, përfshi zbatimi i ligjit të regjistrit ndaj atyre që janë të dënuar për krime seksuale.
Top Channel