Afati i fundit për largimin e serbëve nga objekti në Mitrovicë, Vuçiç “ultimatum”: Do qëndrojnë aty

08/09/2023 15:18

Dita e sotme shënon afatin e fundit për largimin e katër institucioneve serbe nga një objekt në Lagjen e Boshnjakëve, nën argumentin se i përket komunës së Mitrovicës së Veriut.

Në lidhje me ketë kërkesë, të kthyer në një ultimatum që nuk ka më shtyrje afati, presidenti serb Aleksandar Vuçiç i vendosur deklaroi se serbët nuk do të largohen nga ndërtesat ku janë vendosur.

Ndër të tjera ia ka treguar se kanë bërë më të mirën, duke diskutuar me përfaqësuesit e serbëve që të pranojnë dialogun për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

“Ne kemi biseduar me përfaqësuesit e serbëve që të pranojnë dialogun për mbajtjen e zgjedhjeve në veri. Është obligim për ne. Gjithmonë e kemi konsideruar dialogun si mënyrën e vetme për të zgjidhur problemet, dhe problemet vetëm po akumulohen”, tha Vuçiç.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, një ditë më parë iu drejtua komunitetit ndërkombëtar, përfshirë shteteve të QUINT-it dhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun, duke thënë se paralajmërimi për largimin nga ky objekt i institucioneve serbe “mund të çojë në thellimin e krizës në veri të Kosovës dhe rritjen shtesë të tensioneve në terren”.

Në letrën, që Petkoviç u dërgoi përfaqësuesve ndërkombëtar, raportohet se veprimet e tilla të “njëanshme dhe joligjore nga Prishtina paraqesin një provokim të rrezikshëm” që sipas tij kërcënojnë të drejtat dhe jetën e popullit serb që jeton në veri të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA