Kjo vjeshtë sigurisht që nuk do të na lërë të qetë, pasi ka shumë ndryshime dhe zhvillime astrologjike, të cilat na prekin drejtpërdrejt. Ja kush janë tre shenjat e Zodiakut që do të preken më shumë nga ndryshimet.
Ka shumë ndryshime që vijnë për ju, kjo sepse eklipset janë zhvendosur në boshtin tuaj dhe sjellin rirregullime. Muajin tjetër, më 14.10.2023, një tjetër eklips ndodh në boshtin tuaj dhe marrëdhëniet tuaja dalin në pah. Jeni duke rishqyrtuar personat e rëndësishëm në jetën tuaj dhe ka mundësi që të ketë zbulime që do t’ju sjellin në konflikt me personin që keni përballë. Gjithashtu, Marsi në Peshoren tuaj ushtron akoma më shumë tension dhe shpërthime, të cilat mund të krijojnë probleme edhe më të mëdha. Së fundi, përfshirja e Plutonit në të gjitha këto ju fton të shkëputeni nga situatat toksike dhe në fund të bëni ndryshimet që nevojiten.
Duhet pranuar që ju Demi keni kaluar jo pak valë muajt e fundit, por gjithçka tregon se ndryshimet e mëdha në jetën tuaj nuk ndalojnë këtu. Ju keni Uranin në shenjën tuaj dhe kjo do t’ju ndihmojë të zbuloni dhe të kuptoni se ku keni bërë gabime. Jeni ende në një përmbysje dhe tranzicion, ku po përpiqeni të rindërtoni themelet tuaja. Megjithatë, vjeshta e vitit 2023 ju mirëpret me një tjetër eklips dhe në të njëjtën kohë një Hënë të Plotë në shenjën tuaj më 28/10. Kjo hënë ju fton të vini në kontakt me dëshirat tuaja të vërteta dhe të ndërprisni lidhjet me njerëz të mjedisit tuaj të ngushtë, të cilët mund të duan të mirën tuaj, por nuk ju ndihmojnë të merrni drejtimin e duhur në jetën tuaj.
Kjo vjeshtë për ju, Peshore, do të thotë ndryshime të rëndësishme. Dhe kjo sepse në datën 14/10 ndodh eklipsi i parë i vitit, madje ndodh në shenjën tuaj. Por nuk është thjesht një eklips, por në të njëjtën kohë ka një hënë të re, e cila hap një kapitull të ri në jetën tuaj. Është koha për të larguar çdo gjë që është toksike për ju dhe për të bërë ndryshime në marrëdhëniet, karrierën dhe madje edhe familjen tuaj. Ndoshta diçka e re do të hyjë në jetën tuaj që do t’ju hapë horizonte të reja dhe do t’ju ndihmojë të njihni më mirë veten. Mos harroni se prania e Marsit në shenjën tuaj deri më 10/12 ju jep akoma më shumë kurajo, dinamizëm dhe guxim për ndryshime serioze.
Top Channel