Video/ Pamje tronditëse në Greqi nga përmbytjet, nëna tenton të shpëtojë fëmijën me kamerdare

07/09/2023 11:33

Moti në Greqi vazhdon të bëjë kërdinë, ku shumë banorë janë evakuuar nga banesat e tyre.

Një video e bërë në fshatin Metamorfosi, shihet një nënë që tenton të shpëtojë fëmijën e vet, duke përdorur një kamerdare. Kjo pamje është vërtet dramatike, ku nëna shihet me ujin deri në qafë.

 

Përmbytjet kanë bërë që niveli i ujit të jetë mbi një metër dhe kjo gjë ka krijuar vështirësi në përpjekjen e zjarrfikësve për të shpëtuar të bllokuarit.

Kështu, për momentin, mjeti i vetëm me të cilin kryhet operacioni i shpëtimit janë gomat e zjarrfikësve të përdorura nga gjashtë ekipe të EMAK-ut, ndërsa në zonë po transportohen edhe pesë gomone të ushtrisë.

Ujërat, sipas informacioneve, kanë mbuluar gjithçka në të gjitha fshatrat në Palamasit, Metamorfosi, Vlohos, Petrino, Itea, Kalyvakia, Psathochori.

Top Channel