Foto Ilustruese

Një i burgosur është vetëvrarë në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Gazetarja Brixhilda Deda bën me dije për Top Channel se Qerim Hani është dërguar pa shenja jete në spital pasi është vetëvarur.

I burgosuri ka qenë i ardhur nga burgu i Zaharisë, ku ishte i dënuar për dhunë në familje ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Ai ka dalë nga burgu me shenja jete por gjatë rrugës për në spital ka humbur jetën. Viktima vuante nga çrregullimi psikotik dhe merrte mjekim të detyruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA