Meta ndihmon sërish Berishën! Zgjedhjet në Kukës, KQZ regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë”

07/09/2023 18:30

Rithemelimit të Sali Berishës i përsëritet e njëjta problematikë në të garuarin për zgjedhjet e pjesshme lokale në  Kukës, njësoj si në 14 Maj.

Zgjidhja i vjen edhe kësaj here prej Ilir Metës.

Në një kohë kur afatet e regjistrimit për subjektet zgjedhore, janë në limitet e fundit Komisioni Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, rrëzoi kërkesën e Grupit të Rithemelimit për të regjistruar PD-në e drejtuar nga Sali Berisha, në zgjedhjet e 24 Shtatorit në Kukës.

KAS la  në fuqi vendimin e krye-komisionerit Ilirian Celibashi, i cili njohu dhe regjistroi PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha.

Edhe kësaj here për zgjedhjet e Kukësit, shpëtimtari Berishës bëhet aleati Ilir Meta, i cili i çoi për tu regjistruar koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Në funksion të këtyre zgjedhjeve Rithemelimi Berishës zhvilloi primare dhe zgjodhi për garuar ish-oficerin e lartë të policisë së shtetit Emri Vata.

Në fletën e votimit demokratët e Kukësit do ta gjejnë emrin e kandidatit Vara, nën siglën e koalicionit të Ilir Metës “Bashkë Fitojmë”.

Përballë tij socialistët kanë zgjedhur një ekonomist prefektin aktual të qarkut Albert Halilaj i cili bashkë me Pandeli Majkon drejtues politik i PS për Kukësin kanë nisur takimet me elektoratin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA